Mbrëmjen e djeshme kanë përfunduar edhe sfidat e dyta çerek-finaliste të Champions League. Tashmë kemi mësuar edhe gjysëm-finalistet e kompeticionit të Ligës së Kampionëve.
Ajax-i që eleminoi Juventusin (totali 3-2) do to luajë përballë Totenham, që eleminoi Manchester Cityn në një ndeshje spektakolare me 7 gola (totali 4-4).
Gjysëm-finalja tjetër do të luhet mes Liverpul dhe Barcelona. “The Red’s” eleminuan Porton me rezultatin e përgjithshëm 6-1 ndërsa Barça eleminoi United me rezultatin e përgjithshëm 4-0.
Totenham-Ajax
Ndeshja e fundit ndërmjet këtyre skuadrave në Champions, ishte në sezonin 1981-1982. Anglezët triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 6-1. Lojtari që spikati ishte Marc Falcao, i cili shënoi 3 gola përgjatë dy ndeshjeve.
Ajax 1-3 Tottenham
Tottenham 3-0 Ajax
(6-1, 1981/82 Kupa Europianë, raundi i parë)
Barcelona-Liverpool
Kjo shihet si finale e parakohshme, por nuk është hera e parë që këta “gjigandë” ndeshen me njëri tjetrin.
Barcelona 1-2 Liverpool
Liverpool 0-1 Barcelona
(2-2, Liverpool kualifikohet me gola në fushë kundërshtare, 2006/07 UEFA Champions League raundi i të 16)
Liverpool 1-3 Barcelona
Barcelona 0-0 Liverpool
(2001/02 UEFA Champions League, ndeshja e 2 e fazës së grupeve)
Barcelona 0-0 Liverpool
Liverpool 1-0 Barcelona
(2000/01 Kupa Uefa,faza gjysmë-finale)
Barcelona 0-1 Liverpool
Liverpool 1-1 Barcelona
(1-2, 1975/76 Kupa Uefa, faza gjysmë-finale)