Aktualitet

Champions League – PSG fiton ndaj Man. United, Barcelona dhe Juvendus kryejnë detyrën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:14 - 02/12/20 |
mapo.al

PSG fitoi 3-1 në Angli ndaj Manchester United, duke lënë gjithçka hapur për kualifikimin në Grupin H të Champions League.



Dygolëshi i Neymar dhe goli i Marquinhos i dhanë 3 pikët jetike kampionëve të Francës, ndërsa për United shënoi Rashford.


United, PSG dhe Leipzig kanë secila nga 9 pikë. Në ndeshjen e fundit, PSG do të presë Basaksehir në Francë, ndërsa Manchester United do të udhëtojë në Gjermani për t’u përballur me Leipzig. Në letër, PSG duket e kualifikuar, pasi ka një ndeshje të lehtë, ndërsa bileta tjetër do të vendoset nga përballja në Gjermani.



Në ndeshjet e tjera, Juventus dhe Barcelona fituan 3-0 respektivisht ndaj Dinamos së Kievit dhe Ferencvarosit të Myrto Uzunit.



Chelsea shkatërroi Sevillan 4-0 në Spanjë, Borussia Dortmund dhe Lazio barazuan 1-1, ndërsa Club Brugge mposhti 3-0 Zenitin.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas