Pas dëmtimit që Ronaldo pësoi me kombëtaren gjatë sfidës kundër Serbisë, të gjithë sytë dhe vëmendja ishin nga ai.
A do të jetë Cristiano gati për Champions League?
Mesa duket, 15 ditë pas dëmtimit ylli portugez është gati të hyjë në fushën e blertë. Lajmi i rikuperimit është bërë i ditur nga vetë CR7, në një sms që ai i ka dërguar trajnerit Alegri.
“Mister, un jam gati!”
Kanë qenë këto fjalët që tashmë do të krijojnë një lehtësim brenda klubit juventin, gjthashtu edhe Alegri mund të marrë frymë lirisht. Mungesa e bomberit portugez ndihet shumë në skuadër, prandaj të gjithë ishin të shqetësuar për rikuperimin e Ronaldos, pasi edhe skuadra e Ajax konsiderohet një kundërshtar i fortë.
Tashmë Ronaldo e ka thënë fjalën e tij, është gati për këtë sfidë, për më tepër që në këtë fazë të Champions League, Ronaldo është i papërmbajtshëm, në 20 ndeshje ka shënuar 23 gola.