Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Champions League – Sonte finalja angleze Man.City-Chelsea, formacionet

by mapo.al
29/05/2021
in Aktualitet, Kryesore, Sport
0

Njëra për historinë, tjetra për të prishur parashikimet dhe për të përsëritur suksesin e vitit 2012. Finalja e Ligës së Kampionëve midis Manchester City dhe Chelsea, e planifikuar për sonte në “Stadio do Dragão”, premton të jetë spektakolare.

Chelsea, gjithashtu dëshiron ta fitojë një titull këtë sezon, që mëton të jetë i bukur, por i pashprehur. Manchester City tashmë vjen nga fitorja e titullit në Premier League dhe mund ta mbyllë sezonin me dopietë të frikshme.

Chelsea ka fituar dy ndeshjet e fundit kundër Manchester City, në të gjitha garat. Të dyja këto fitore kanë ardhur me trajner Thomas Tuchel. Herën e fundit që blutë e Londrës regjistruan tri fitore radhazi kundër Manchester City ishte midis viteve 2005 dhe 2009, një seri prej tetë fitoresh radhazi.

Në garat europiane, precedentët e vetëm midis Chelsea dhe Manchester City datojnë që në gjysmëfinalen e Kupës së Kupave (1970-1971). Londinezët i fituan të dyja ndeshjet 1-0 për të kaluar në finale, ku fituan edhe kundër Real Madridit.

Manchester City është skuadra e nëntë angleze që ka arritur një finale të Kupës Europiane / Ligës së Kampionëve, të paktën tre më shumë se çdo komb tjetër (Gjermani dhe Itali, nga gjashtë). Sidoqoftë, vetëm një nga 10 ekipet e fundit që morën pjesë në finalen e tyre të parë ka fituar: Borussia Dortmund, 3-1 kundër Juventusit, më 1997. Skuadra e fundit angleze që fitoi finalen e parë ishte Aston Villa më 1982 kundër Bayern Munich.

Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel konfirmojnë formacionet e tyre klasike, natyrisht: “Qytetarët” pa pikë referimi në sulm, me Foden dhe De Bruyne duke marrë krahët për të mbuluar pozicionin e 9 fals. Në mbrojtje, siguria vjen nga Stones dhe Ruben Dias. Chelsea pritet ta nisë me Werner si sulmuesi i vetëm dhe çiftin Pulisic-Mount në mbështetje të tij. Ziyech dhe Havertz e nisin nga stoli.

Manchester City ka fituar Premier League dhe “League Cup”, tani synon trofeun e tretë sezonal, më të rëndësishmin, Ligën e Kampionëve. Një trofe që do të shohë Chelsea të vendosur të harrojë finalen e “Fa Cup”, të humbur kundër Leicester. Një derbi i zjarrtë anglez për aktin final të kompeticionit.

Manchester City-Chelsea do të jetë finalja e tretë angleze në historinë e Ligës së Kampionëve, pas suksesit të Manchester United ndaj bluve të Londrës dhe Liverpool ndaj Tottenham. Fituesi do të marrë pjesë si zakonisht në Superkupën Europiane dhe Botërorin e Klubeve.

Ndeshja e fundit në Premier League midis Manchester City dhe Chelsea, e luajtur në maj, pa blutë të fitonin 2-1 në fushën e “qytetarëve”. Kjo do të jetë ndeshja e katërt zyrtare midis dy ekipeve vetëm në vitin 2021, me dy fitore për Tuchel dhe një për Guardiolën.

Ja formacionet e mundshme:
MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Ruben Dias, Stones, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Foden, Bernardo Silva.
CHELSEA (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kanté, Jorginho, Chilwell; Mount, Pulisic; Werner.

Tags: Champions LeagueChelseafinaljaManchester City

JU SUGJEROJME

Zelenski: Pavarësisht masakrave, jam i gatshëm për bisedime me Putin në Ukrainë
Bota

Zelensky: Vetëm ‘diplomacia’ mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

21/05/2022
Vladimir Putin dhe misteri i kokainës së zhdukur
Bota

Vladimir Putin dhe misteri i kokainës së zhdukur

21/05/2022
Yuri Kim merr pjesë në marshim, flamuri i LGBTQI mbulon shkallët e Kryeministrisë
Aktualitet

Yuri Kim merr pjesë në marshim, flamuri i LGBTQI mbulon shkallët e Kryeministrisë

21/05/2022
Meta: Nuk kam asnjë kuriozitet për Presidentin e ardhshëm
Kryesore

Meta: Nuk kam asnjë kuriozitet për Presidentin e ardhshëm

21/05/2022
Next Post
Gjyqi i Saimir Tahirit, në korrik seanca e parë në Gjykatën e Lartë

Gjyqi i Saimir Tahirit, në korrik seanca e parë në Gjykatën e Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Zelensky: Vetëm ‘diplomacia’ mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
  • Vladimir Putin dhe misteri i kokainës së zhdukur
  • Yuri Kim merr pjesë në marshim, flamuri i LGBTQI mbulon shkallët e Kryeministrisë
  • Meta: Nuk kam asnjë kuriozitet për Presidentin e ardhshëm
  • Çifti strehon në shtëpi refugjaten ukrainase, mysafirja arratiset pas 10 ditësh me të zotin e shtëpisë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In