Ndeshja e parë e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Porto u zhvillua sonte në stadiumin Anfield në Liverpool. Të dyja skuadrat ishin mjaft të forta, dhe të dyja kishin mjaft shanse, por për fat të tyre Liverpool në vetëm 5 minuta lojë ka kaluar në avantazh ndaj Porto.
Ishte Naby Keita në minutën e 5’ që shënoi për Liverpool duke çuar rezultatin 1-0. Në minutën e 17’, lojtari i Porto, Tiquinho, mori një karton të verdhë.
Ndërsa në minutën e 26’, golin e dytë drejt në rrjetë sërish për Liverpool e shënoi Roberto Firmino, duke triumfuar kështu në pjesën e parë me rezultatin 2-0.
Pjesa e dytë ishte pa ndryshime në rezultat, mbi të gjitha që Porto kishte shanset për të triumfuar, së paku të barazonte rezultatin.
/MAPO.AL/