Mbrëmjen e sotme do të luhen edhe 2 sfidat e tjera të Champions League, ku do të mësohen edhe çiftet gjysëm-finaliste. Porto pret në shtëpinë e saj Liverpulin, në disavantazh 0-2. Duket një mision i pamundur për skuadrën portugeze që të kualifikohet, por gjithçka do të vendoset në mbrëmje. Nga ana tjetër Liverpuli e sheh veten drejt kualifikimit. Sfidën e parë në Angli “The Red’s” bënë një paraqitje të mirë, megjithëse arritën të shënojnë vetëm 2 gola.
Paralelisht do të luhet edhe supersfida britanike Manchester City vs Totenham.
City luan në fushën e tij, në disavantazh 0-1, por me shpresën për të përmbysur gjithçka duke qenë se “Gjelat” do të zbresin në fushë me mungesa të rëndësishme. Harry Kane nuk do të luajë pas dëmtimit që pësoi sfidën e parë. Gjithashtu edhe Dier do i mungojë “Gjelave”. Në dyshim është Delle Alli.