Sport

Champions/ Napoli thyen kampionët e Liverpool (VIDEO)






               Publikuar në : 23:07 - 17/09/19 |
mapo.alm

Ashtu si sezonin e shkuar në grupet e Champions League, Napoli ka arritur të mundë Liverpool, por këtë herë më rezultatin 2-0 në një ndeshje që ka dhuruar emocione dhe sidomos raste për gol. Skuadra e Ancelottit e nisi mirë, por më pas ra fizikisht, edhe pse kampionët e Europës shpërdoruan me Salah dhe Mane. Adrien bëri fenomenin në dy momente, teksa ishte një penallti në pjesën e dytë ajo që prishi ekuilibrin, kur Callejon u pengua në zonë.


Mertens realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa më pas ishte Llorente ai që shënoi golin e parë me Napolin, pas një kundërsulmi, duke u hakmarrë disi kundër kampionëve të Europës, duke qenë se në finale ishte me Tottenham. Ishte Van Dijk ai që i dhuroi pasimin për gol. Tri pikët e para për ekipin e Ancelottit, zero për Liverpool.



Lexo edhe:

Champions/ Ter Stegen shpëton Barçën ndaj Dortmund (VIDEO)

Champions/ Valencia trondit Lampard, Ajaksi dominon (VIDEO)


Etiketa: , , , , ,

Pas