Aktualitet

Champions/ Partizani luan mirë ndaj Karabak, e ndal shtylla






               Publikuar në : 19:49 - 10/07/19 |
mapo.al

Partizani ka barazuar 0-0 sot me Karabakun ndeshjen e parë të kualifikuesve të Champions League. Në pjesën e parë të kuqtë dukej qartazi që e kishin mbivlerësuar kundërshtarin dhe i lanë gjithë iniciativën azerëve. Karabaku i rrezikoi shumë për hir të së vërtetës, madje ia mohoi golin shtylla.


Por në pjesën e dytë u pa një Partizan krejtësisht tjetër, që jo vetëm sulmoi më tepër, por shfaqi edhe personalitet. Portierit azer iu desh të bënte një mrekulli më goditjen me kokë të Çinarit në minutën e 50-të, ndërkohë një minutë më pas Belica goditi tranversën.



Diferencat ishin të qarta, por nëse merret në konisderatë fakti që Partizani po luante kundër një ekipi që ka shkuar katër herë në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe një herë në grupet e Ligës së Kampionëve, apo nëse llogarit edhe buxhetin prej 20 milionë eurosh që ka Karabaku, atëherë rezultati dhe paraqitja e të kuqve ishte brenda pritshmërive.

Natyrisht, në ndeshjen e kthimit kampionëve të Shqipërisë do t’u duhet ndeshja perfekte, por nuk kanë asgjë për të humbur. Përkundrazi, kanë shumë shpresë se mund të bëjnë goditjen e madhe./panorama sport/


Etiketa: , ,

Pas