Kryesore

Champions – Real triumfon në San Siro, Interit tani i duhet një mrekulli














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:56 - 25/11/20 |
mapo.al

Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Inter-it në Champions League.





Madrilenët janë ngjitur në vendin e dytë të Grupit B pasi kanë mposhtur zikaltrit 2-0.


Eden Hazard ka zhbllokuar ndeshjen nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga Nacho, me vendimin e arbitrit që është pasuar nga protestat e lojtarëve të Conte-s.




Belgu është bërë lojtari i dytë i Real Madrid që shënon një gol në transfertë kundër Inter-it në Champions League pas Clarence Seedorf në nëntorin e 1998-ës.


Ndeshja është bërë akoma e vështirë për milanezët pas dy kartonëve të verdhë të marrë në harkun e pak sekondave nga Arturo Vidal në minutën e 33-të të pjesës së parë.


Kiliani është një nga tre lojtarët që janë ndëshkuar me karton të kuq me tre klube të ndryshëm në Champions League (Inter, Bayern Munich dhe Barcelona), bashkë me Patrick Vieira dhe Zlatan Ibrahimovic.

Kjo humbje e lë Inter-in në vendin e fundit të grupit me dy pikë, gjashtë larg kreut të renditjes, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur në fazën me grupe.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas