Aktualitet

Champions- Reali gjunjëzon Liverpolin, City korr fitore ndaj Borusias (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:48 - 06/04/21 |
mapo.al

Real Madrid ka arritur të fitojë çerekfinalen e parë të Champions League ndaj Liverpool me shifrat 3-1, duke bërë një hap të madh drejt gjysmëfinaleve të kompeticionit më të madh në Europë për klube.





Në pjesën e parë shënuan Vinicius dhe Asensio në minutat 27 dhe 36. Me nisjen e së dytës Liverpool reagoi me Salah, duke ngushtuar për 1-2. Gjithsesi, madrilenët shënuan edhe një tjetër gol dhe fiksuan shifrat në 3-1 në këtë akt të parë.





Në ndeshjen tjetër Manchester City ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Borussia Dortmund me shifrat 2-1, që i avantazhon, por nuk garanton asgjë për kualifikimin në fazën gjysmëfinale. Për anglezët shënoi fillimisht De Bruyne në minutën e 19.



Pjesa e parë u mbyll me avantazin e skuadrës së Guardiolas, por në të dytën Borussia Dortmund reagoi dhe barazoi me Reus në minutën e 84-t. Në fund Cityn e shpëtoi talenti Phill Foden, i cili shënoi në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe vulosi rezultatin në 2-1.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas