Për pak sekonda është ndërprerë ndeshja mes Tottenham dhe Liverpool në pjesën e parë, pasi një tifoze superseksi u fut në fushën e lojës.Menjëherë janë publikuar edhe fotot e tifozes nga fusha, prej fotoreporterëve, edhe pse regjia e UEFA-s e hoqi pamjen, dhe nuk e dha për shumë sekonda kur ajo gjendej në fushë.Format e saj trupore janë vërtetë “bombastike”, dhe të gjithë tifozët e pranishëm në “Wanda Metropolitano” të Madridit duket se përveç ndeshjes, kanë pasur edhe diçka tjetër për t’u argëtuar.
Vajza mbante veshur një trupore me emrin e një faqeje interneti ruse me materiale “me pullë të kuqe”. Ajo madje është identifikuar si Kinsey Wolanski, e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, i cili është themeluesi i faqes pornografike. Ajo ka më shumë se 300 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon rregullisht foto të sajat gjysmë e zhveshur.
Edhe pse kanë edhe një kanal të dedikuar për materiale jo në kufijtë e pornografisë në Youtube, me gati 1.6 miliardë shikime, pronari Vitaly Zdorovetskiy njihet më së shumti si “VitalyzdTv” e ka qenë më parë si aktor i filmave “hot” në vitin 2011.