Chelsea është mposhtur 1-0 nga Valencia në Stamford Bridge. Një start i keq i The Blues, që kanë shpërdoruar shumë. Dukej qartë se skuadra e Lampard ka mungesë eksperience teksa Valencia është treguar më e saktë përpara portës.
Në ndeshjet e tjera, Benfica është mposhtur 2-1 nga Leipzig në Portugali.
Ajax ka fituar bindshëm ndaj Lille me rezultatin e pastër 3-0.
Një yll i ri po lind në Salzburg, skuadra austriake ka fituar 6-2 me Genk dhe lojtari i ndeshjes ka qenë Haland, i cili ka shënuar një tripletë në debutimin e tij. 19-vjeçari është lojtari i tretë më i ri që shënon një tripletë në Champions League, pas Raul dhe Wayne Rooney.