Sport

Champions/‘Zonja e vjetër’ pret të rinjtë e Ajax, Barça vs M.United






               Publikuar në : 10:50 - 16/04/19 |
mapo.al

Do të luhen sot në orën 21:00, sfidat e dyta të vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Juventus pret në Torino djemtë e rinj të Ajax-it. ‘Zonja e vjetër’ duhet thënë se nuk bëri një paraqitje të mirë në Hollandë, por falë yllit portugez arriti të shënoj një gol mjaft të vlefshëm. Ajax-i luajti mirë në Hollandë, por kishte mungesë finalizimi.


Ndoshta eksperienca e munguar ndikon shumë te skuadra e Ajax, por gjithçka do të vendoset sot në mbrëmje. Shumë mendojnë se Ajax është surpriza e këtij viti në Champions. Për torinezët do të mungojnë përsëri Kelini, si dhe Mandzukiç.

“E respektojmë Ajaxin, na duhet të luajmë më mirë se ndeshjen e parë dhe na pret një ndeshje fizike por duam vetëm të fitojmë”, ka deklaruar tekniku juventin Max Allegri.

Në “Camp Nou” Barcelona pret Manchester United në ndeshjen tjetër çerekfinale të Champions. Katalanasit e kanë fituar 1-0 ndeshjen e parë por trajneri Ernesto Valverde nuk u zë besë anglezëve.

“Duhet të shënojnë dhe të kemi kujdes, United në transfertë ka bërë ndeshje të mëdha”.

Lojtarët janë të gjithë në dispozicion dhe Barca do luajë me formacionin më të mirë.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas