Aktualitet

Chelsea, barazim epik ndaj WBA








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:58 - 26/09/20 |
mapo.al

Chelsea arriti të merrte një pikë në transfertë ndaj WBA, pasi pjesën e parë të ndeshjes e mbylli në disavantazhin e thellë 3-0.


Dygolëshi i Callum Robinson dhe goli i Kyle Bartley goditën rëndë ekipin e Frank Lampard, por në pjesën e dytë “Blutë” arritën që të kundërpërgjigjeshin.


Mason Mount, Callum Hudson-Odoi dhe Tammy Abraham në minutën e tretë shtesë bënë që Chelsea të kthehej në Londër me 1 pikë.


Pas 3 ndeshjeve të parë të Premier League, Chelsea e sheh veten në vend të gjashtë, me 4 pikë.


Ndërkohë, Everton fitoi 2-1 në transfertë ndaj Crystal Palace dhe kryeson renditjen me pikë të plota.



Etiketa: , , , ,

Pas