Conte e ka fituar gjyqin me skuadrën e Chelsea, duke e detyruar këtë të fundit t’i paguajë si dëmshpërblim një shumë prej 9 milionë paund (10.2 milionë euro). Në Angli u përfol se klubi ishte i pakënaqur me sjelljen e trajnerit dhe raporteve të prishura me disa prej lojtarëve kryesorë. Sipas ‘The Times’, Chelsea nuk do ta kontestojë vendimin e gjykatës dhe në këtë mënyrë do të marrë fund mosmarrëveshja mes dy palëve.
Kujtojmë që Conte fitoi titullin e Premier Ligës në sezonin 2016/2017 dhe e mposhti Manchester Unitedin në finale të Kupës FA, vetëm dy muaj para se të shkarkohej nga presidenti Roman Abramovich.