Aktualitet

Chelsea mposht Watford dhe rimerr vendin e katërt në renditje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 04/07/20 |
mapo.al

Chelsea ka fituar 3-0 në shtëpi kundër Watford-it në javën e 33-të të Premier League dhe është kthyer në vendin e katërt të klasifikimit.


Një pozicion që e kishte humbur përkohësisht pas fitores 5-2 të Manchester United ndaj Bournemouth.


Ndeshja e luajtur në Stamford Bridge është vendosur në 45 minutat e para.


Giroud ka zhbllokuar takimin në minutën e 28-të me një goditje të bukur brenda zonës së rreptësisë, ndërsa Willian ka çuar shifrat në 2-0 me një penallti në minutën e 43-të.


Në fundin e ndeshjes ka ardhur edhe goli i tretë për londinezët i realizuar nga Barkley.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas