Aktualitet

Chelsea mund me vuajtje Palace dhe ngjitet në vendin e tretë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:03 - 07/07/20 |
mapo.al

Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 34-t të Premier League. Blutë kanë fituar 3-2 në transfertë kundër Crsytal Palace dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e tretë të renditjes duke parakaluar Leicester, që do të luajë sot në mbrëmje kundër Arsenal-it.


Giroud (6′) dhe Pulisic (27′) i kanë sigurar një avantazh të yfishtë miqve, duke krijuar përshtypjen e ekipi i Lampard od të merrte një fitore të lehtë, por nuk ka qenë kështu. Pjesa e parë, në fakt, është mbyllur 2-1 pas super golit të Zaha (34′).


Abraham (71′) ka realizuar golin e tretë për Blutë, por Palace është kundërpërgjigjur një minutë më vonë me Benteke. Gjithsesi, Chelsea ka arritur ta mbrojë avantazhin deri në fund dhe të marrë tri pikët.


Fitore me përmbysje për Watford-in, që ka mundur 2-1 në shtëpi Norwich-in. Miqtë, që mbajnë vendin e fundit në renditje, kanë kaluar në avantazh me Buendia (4′).


Dawson (10′) dhe Welbeck (55′) kanë realizuar për vendasit, që tani kanë shkuar në 31 pikë, katër larg zonës së ftohtë të renditjes.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas