Aktualitet

Chelsea rikthehet me fitore dhe ‘blindon’ vendin e katërt





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:02 - 21/06/20 |
mapo.al

Chelsea i Lampard është rikthyer në Premier League me një fitore të ngushtë në transfertë ndaj Aston Villa-s, por me vlera të mëdha për një biletë Championsi sezonin e ardhshëm.


Vendasit arritën të kalojnë të parët në avantazh, kur në fundin e pjesës së parë House shënoi golin e parë të ndeshjes.


Por në 45 minutat e dytë, skuadra e Lampard tregoi se këtë sezon nuk toleron aspak drejt synimit të një vendi në Champions.


Dy golat erdhën brenda 2 minutave. Fillimisht Pulisic barazoi në minutën e 60, ndërsa Giroud realizoi golin e fitores vetëm dy minuta më pas.


Me këtë fitore, skuadra londineze shkon në kuotën e 51 pikëve, 5 më shumë se Manchester United i vendit të pestë.


Etiketa: ,

Pas