fbpx

Aktualitet

Chelsea shkruan simfoninë e shtatë, Lampard zbulon magjikun Pulisic





               Publikuar në : 20:32 - 26/10/19 |
mapo.alm

Chelsea ka arritur të triumfojë për të shtatën ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, teksa ka mposhtur në transfertë Burnleyn, me shifrat 2-4. Një ndeshje që u zgjidh në më pak se 60 minuta, me Pulisic që i mrekulloi të gjithë.


Amerikani, jo vetëm që shënoi golin e tij të parë me Chelsean në minutën e 21-të, por arriti të plotësonte një tripletë, në minutat 45’ dhe 55’.

Në minutën e 58-të festës iu bashkua dhe Willian, me brazilianin që çoi shifrat në 0-4. Burnley u zgjua vetëm në fund, teksa në minutën e 86-të dhe 89-të shënoi dy herë, me anë të Rodriguez dhe McNeil, duke mbyllur gjithçka në 2-4. Kështu, Chelsea i Frenk Lampard shkon në kuotën e 20 pikëve dhe vijon të konfirmojë formën fantastike që po kalon.





Etiketa: , ,

Pas