Kryesore

‘Cherchez la femme’: Berisha e Kryemadhi reagojnë ndaj Fleckenstein





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 28/02/19 |
mapo.al

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagoi ashpër ndaj eurodeputetit Knut Fleckenstein për komentet që bëri ai gjatë ditës së enjte. Kryemadhi tha se nuk është e shqetësuar nëse Fleckenstein është zhgënjyer nga ajo. “Për mua e rëndësishme është që të mos zhgënjhen shqiptarët,” tha ajo.


Kryemadhi e akuzoi Fleckenstein se pikërisht vitin e shkuar, kur BE nuk vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë, ai deklaroi të kundërtën.


“E dyta, nëse z. Knut i është drejtuar Monikës si ‘Zonja e parë’, mesa duket z. Knut sa herë që ka ardhur në Shqipëri nuk qenka marrë me punët e veta, por me punë të tjera jashtë institucionit sepse Monika Kryemadhi as ka qenë dhe as nuk do jetë ndonjëherë ‘Zonjë e parë’, sepse nuk ekziston institucioni i ‘Zonjës së parë’ në Shqipëri. E dyta, unë jam gruaja e Ilir Metës dhe jo e Presidentit të Shqipërisë. Jam Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së”, tha Kryemadhi.


Kurse ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një studio televizive se Fleckenstein është njeri i lidhur me rusët. Berisha shkoi më tej kur tha se thashethemet thonë se reagimet e Fleckenstein duhen kërkuar tek parimi ‘cherchez la femme’ (kërkoni femrën).


“Ky dëshpërim e shtyu atë në urrejtje personale ndaj Monikës, gojët e liga thonë se ajo mund t’i ketë prishur diku punë”, tha Berisha.

I pyetur nga Artur Zheji se “mos është fjala për ndonjë ish-ambasadore”, Berisha tha: “Nuk e di! Nuk shkoj aq thellë. Unë them që nuk bëri mirë që i tha ato. Jam i bindur që i nderuari deputet, po t’i gjykonte sonte, do t’i hiqte ato që tha ndaj një zonje, që është kryetare partie”.


Etiketa: , , , ,

Pas