Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni do të drejtojë mbrëmjen e parë dhe të fundit të Festivalit të Sanremos vitin që vjen.
Ajo do të jetë krahas Amadeusit në edicionin e 73-të të këtij festivali.
“Faleminderit Amadeus që donte që unë pranë tij të hapja dhe mbyllja SanRemoRai 2023”, shkruan Chiara në Instagram, duke e shoqëruar postimin me një foto të buzëqeshur pranë Amadeus.