CIA është tashmë e pranishme në Instagram dhe brenda 3 ditësh ka mijëra ndjekës. Central Intelligence Agency, e njohur botërisht si CIA, nuk mund të hapte profilin e saj në mënyre “banale”. Kështu postimi i parë është një rebus, që do ti pëlqejë shumë të gjithë të pasionuarve pas filmave të James Bond ose të agjentit Jason Bourne.
Në fotografinë e parë në Instagram, shihet një tavolinë pune, që mund t’i përkasë një agjenti të shërbimeve sekrete apo dhe kryeagjentes…
Në tryezë shihet një orë e vjetër, që ka mbetur në 08.46. Rastësi? Aspak, për ata që dinë orën e sulmit vdekjeprurës të 11 shtatorit.
Një qese prej letre fsheh në fakt një instrument që shkatërron dokumentet, ndërsa nuk mungojnë hartat e vendeve më në vëmendje, si Rusia, Kina dhe Irani.
Normalisht nuk mund të mungojë paruka, por që do të ishte e padobishme në qoftë se do të vishej bashkë me butonat e këmishës të CIA, që i identifikon ata pa patur nevojë për fjalëkalime.
Shkrime në arabisht mbeten për t’u deshifruar, edhe pse një fjali thotë “tregojmë atë që mundemi dhe mbrojmë atë që duhet”, ashtu si me shumë kuptime janë titulli i disa librave dhe ylli që u jepet të afërmve të agjentëve të rënë në shërbim.
Një gjë është e qartë, bexhi (karta) që ndodhet në karrige është pikërisht ai i drejtoreshës së re, Gina Haspel, i pari kur ajo filloi karrierën në CIA (viti 1985).