Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri, duke shmangur kështu përfundimin në dyert e gjykatës.
Praktika e divorceve me pëlqim paraprak me zgjidhje në zyrat noteriake, është propozuar prej vitesh, por aktorët drejtësisë kanë rikthyer diskutimin, që të jetë noteri kryefjala e zgjidhjes së martesës kur mes bashkëshortëve, ka nja akt-marrëveshje me mirëkuptim.
Dokumenti më pas dorëzohet në gjykate dhe ajo e miraton.
Në projekt marrëveshjen e noterizuar ish-partnerët, detajojnë përgjegjësinë prindërore, takimet me fëmijët sipas një kalendari javor dhe vjetor, por edhe detyrime të tjera që i marrin përsipër me vullnet të lirë.