Yjet e “Only Fans” të njohur si çifti i famshëm i Tik-Tokut, kanë dhënë lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhen prindër.
Kujtojmë që 61-vjeçarja Cheryl ka tashmë 7 fëmijë dhe 17 nipër e mbesa ndërsa bashkëshorti i saj Quran Mçain 24-vjeç do të bëhet baba për herë të parë.
Çifti që kanë një diferencë moshe prej 37 vitesh, janë shprehur se janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 120,000 paund për një nënë surrogate, vetëm që të arrijnë të bëhen prindër.
“Surrogatet kushtojnë diku midis 6,000-120,000 £, ne jemi me fat që kemi gjetur një. Fëmija do të lindë në fund të pranverës 2023.
Kjo nuk është diçka e re për Cheryl, sepse ajo është tashmë është nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e 17 nipërve e mbesave. Unë nuk kam ende fëmijë, përveç atij që po vjen”, tha i riu.
Cheryl dhe Quran Mçain kanë pushtuar TikTok-un, pasi herë pas here ndajnë me 2.3 milionë ndjekësit detaje nga jeta dhe marrëdhënia e tyre.
“Jam jashtëzakonisht i emocionuar, kjo është diçka që kam dashur gjithmonë, të kem një familje me dashurinë e jetës sime”, tha Quran.
Ndërkohë se një fëmijë tjetër do të ishte i mrekullueshëm për të dhe familjen e Cheryl.
“Unë kam planifikuar tashmë blerjet që do të bëj për beben dhe shpresoj se mund të bëjmë edhe një baby shower”, tha ajo.