Aktualitet

Çifti nga Shkodra dedikim prekës për mjekët e Infektivit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:07 - 15/05/20 |
mapo.al

Ditën e sotme një çift nga Shkodra ka arritur të fitojë betejën e vështirë me COVID-19.


Drejtuesja e Spitalit Infektiv Najada Çomo, ka dhënë lajmin e mirë për çiftin Kraja të cilët i kanë bërë një dedikim shumë prekës.


“Dy shkodranë të fisëm fituan betejën me Covid, betejë shumë e vështirë, ky falënderim vlen shumë për gjithë stafin e shërbimit infektiv. Mirënjohje çifti Kraja për këtë dedikim të ndjerë”, ka shkruar Çomo krahas fotos.


Ata i janë drejtuar me një letër personelit mjekësor që u kujdesën për ta në QSUT duke falënderuar punën  e tyre të palodhur.


Çifti janë shprehur shumë mirënjohës ndaj tyre duke i falënderuar familjarisht bashkë me fëmijët, nipërit e mbesat e tyre, sepse  bënë të mundur që të riktheheshin shëndoshë e mirë në shtëpi.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas