ShowBizz

Çifti Obama po vjen me një serial komedi në Netflix ku ironizohet Donald Trump














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:22 - 03/12/20 |
mapo.al

Ish-presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle do të bashkëpunojnë me aktorin e njohur të humorit, Adam Conover për të prodhuar një serial të ri komedi rreth qeverisë amerikane dhe administratës së Donald Trump.





Kompania e tyre e produksionit, “Higher Ground Productions” ka siguruar një marrëveshje me Netflix për serialin me titull “The G Word with Adam Conover”.


Ky serial do të bazohet në librin e Michael Lewis, “The Fifth Risk”, libër i cili hulumton kalimin e pushtetit nga administrata e Obamës tek Donald Trump pas zgjedhjeve të vitit 2016 dhe kaosin e madh që erdhi bashkë me të.





Seriali “The G Word me Adam Conover” do të fillojë prodhimin e tij në fillim të vitit 2021.



Kujtojmë se Donald Trump humbi këtë vit zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mandati i tij përfundon në muajin janar.

Lexo edhe :  Pas dy muajsh fushate në internet, Netflix shton Kosovën në listën e shteteve

Ai do të lirojë Shtëpinë e Bardhë për presidentin e ri të Amerikës, Joe Biden.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas