Ah martesat…
Thuhet se njerëzit gëzohen në këtë ditë, por jo gjithmonë gjërat shkojnë siç duhet.
Një grua ka treguar se çfarë ka përjetuar kur shkoi me të shoqin në dasmën e një kolegu të bashkëshortit.
“Ai kishte hedhur në Amazon një listë dhuratash dhe burri im bleu njërën prej tyre. Ajo erdhi me një kuti të madhe, ndaj u detyruam ta mbështjellim kutinë me dhuratën brenda”.
“Kur shkuam në dasmë, vumë re se askush nuk kishte sjellë dhurata. Njerëzit thjesht thonin: Kemi sjellë para”.
“Pyetëm kolegun e bashkëshortit tim se ku mund të lëmë dhuratën dhe ai mbeti i habitur: Nuk prisnim dhurata”.
Në fund të dasmës, kutia e tyre ishte akoma aty.
Pak ditë më vonë, i shoqi mori një mesazh nga dhëndri, ku thuhej:
“Faleminderit që erdhët dhe për dhuratën. Minutën e fundit ndryshuam mendje dhe vendosëm që të kërkojmë para’ që të kalojmë muajin e mjaltit, në vend të dhuratave”.
“A mund t’ua sjellim dhuratën mbrapsht dhe të na jepni paratë? Do të ta jap kur të kthehem në punë”.
“E vlerësojmë shumë mendimin, por përfundimisht na duhen paratë për pushimet pas stresit të dasmës”.
“Dhurata kushton 100 dollarë”.
Gruaja thotë se i shoqi mbeti i shokuar, kurse ajo ia ka lënë në dorë atij se çfarë përgjigje do i japë.