Një baba i dy fëmijëve ka ikur me një refugjate ukrainase vetëm dhjetë ditë pasi ai dhe partnerja e tij e mirëpritën atë në shtëpinë e tyre.
Roja i sigurisë Tony Garnett, 29 vjeç vendosi të ndahej nga bashkëshortja Lorna 28 vjeçe pasi ra në dashuri me mysafiren ukrainase, 22-vjeçaren Sofiia Karkadym.
“Ne po planifikojmë pjesën tjetër të jetës sonë së bashku”, tha Tony nga Bradford, West Yorks.
Ukrainasja Sofiia Karkadym, e cila u largua nga qyteti i Lviv në fillim të luftës, u strehua në Mbretërinë e Bashkuar nga familja e Tony-t.
“Sapo e pashë, e fantazova për të. Ka qenë shumë i shpejtë, por kjo është historia jonë e dashurisë. E di që njerëzit do të mendojnë keq për mua, por kjo ndodh. E shihja sa i pakënaqur ishte Toni,” deklaroi 22-vjeçarja Sofija.
Tony, babai i dy fëmijëve u larguar nga shtëpia vetëm dhjetë ditë pasi çifti mirëpriti Sofijen në shtëpinë e tyre.
“Na vjen keq për dhimbjen që kemi shkaktuar, por unë kam zbuluar një lidhje me Sofian siç nuk e kam pasur kurrë më parë. Ne po planifikojmë ta kalojmë bashkë pjesën tjetër të jetës. Unë e di që njerëzit do të mendojnë se kjo ka ndodhur kaq shpejt, por Sofia dhe unë e dimë se kjo është e drejtë” deklaroi Tony për The Sun.