Sport

Cikalleshi: Ndjehem mirë në majën e sulmit, i lumtur për golin






               Publikuar në : 08:58 - 12/06/19 |
mapo.al

Cikalleshi u shpreh i lumtur për fitoren dhe për golin që shënoi mbrëmjen e djeshme ndaj Moldavisë. Sulmuesi tha se kthimi i Roshit është i rëndësishëm, ndërsa në majën e sulmit ka më shumë mundësi për të shënuar.


“Jam i lumtur për fitoren, por edhe për golin që i hapi rrugën e ekipit te fitorja, Deri sa gjetëm golin e parë ishte e vështirë. Kthimi i Roshit është i rëndësishëm, jam i lumtur për të pasi ka vuajtur bashkë me Sadikun, por bëri kthimin më të mirë. Më Uzunin ishte hera e parë, me Balaj kemi vite. Ndihem mirë me Balajn, edhe në Islandë ishim mirë pavarësisht se u mundëm. Edhe me Uzunin ndjehem mirë edhe ose hera e parë, ato i di trajneri. Ndjehem mirë nën majën e sulmit, por duke qenë më afër portës kam mundësi të jem afër golit. Por duke qenë se minutat po kalonin, unë punova për t’u kthyer e për të marrë topin. Kohët e fundit, nuk mund të them kritika, pasi edhe medias dhe publiku është në favor të Kombëtares, por golat duhet të vijnë nga sulmuesit dhe gëzimi ishte i madh pasi duhet të funksionojnë hallkat”, tha Cikalleshi.


Etiketa: , , , ,

Pas