Frrok Kovaçi
Mulligjiu
Rrinte ulur mbi heshtjen..
banori i fundit i fshatit tè braktiur.
Nè vetmi, deshifron kènget e zogjeve
si lajmètar tè qjellit
Naten, frika mprehè degjimin
Qook’ qook’ thèrret njè zog’
Degjoje o Zotè.
Ç’far thote..!?
..Mijtè e mullirit kan uri..
Mokrat blujne dhimbje dhe trishtimin
e eshtrave pa varr tè
Mulligjiutè
Mana ferra
Dikur i haja té shuja uriné
Paçka se grisesha neper ferra sot’ mi serviren si luks rafinato
Dy kamarjera.
Djeta e trazuar e varferis sime
Mana, thana,dardha te egra
I solli kamarjere me rroba té gjelberta me gishtri té holle gjth’ delikatesa.
Ne pjaten e luksit, ishte pylli si risi
Fruta te verdhe te kuq te zi.
Dhe zukama e bletéve,
Dhe kenga turtullit, ishin aty
Ne gjoksin e kamarjeres
me sy te zi.
Quditem me femirin time
Si paskem linde “kaq i pasur”
Megjithse gjith femirine
Eca keme zbathur
O bote virane .O shkelqim i ri
Varferine e dikurshme
Ma afrojné per “zoteri”
Bujar Meholli
Shpirt shqiptar
Kur muzgu i dendur bie ngadalë e shtrihet
mbi bar-bufetë, godinat dhe rrugët gumëzhitëse,
shumë muzikë dhe vrull vërtitet rreth kokave njerëzore.
O shpirt i lashtë shqiptar, ç’i do trajtat ekzotike
atë opium që të trallis dhe të shpërfytyron?
Lëre hashashin shqiptar të depërtojë në brendësinë tënde,
çlirohu, në kupa mbyte trishtimin, këndoi dashurisë
si bard i lumtur, fli pastaj i qetë mbi dheun lavdiplotë
larg fanfarave ironike, duarve që të ledhatojnë pasi të kanë ngufatur.
Shpirt shqiptar, unë të këndoj me afsh, ik tutje-tëhu larg verbërisë,
simotrës së injorancës. Koloriti i harlisur i qytetit të deh kur e sodit
nga piedestali, është dhembshurisht i bukur si peizazh impresionist,
le të gjallërohet jeta aty poshtë, shpirt shqiptar!
Le të lulëzojnë sërish kopshtet tua të famshme,
ngazëllimet rinore & drita e amshuar.
Zallamahia të merr pas, shtrydhesh në moralin surrogat,
ndaj merrja vrapit atje tej larg despotizmit,
lundro përmes ujërave sublime drejt zenitit,
atje do të arrish o shpirt i lashtë kur të mbulohesh nga tisi i mençurisë,
i çliruar nga prangat e kiçit që të mbërtheu gjatë…
Besim Elezi
O dheu im!
Më thuaj, çfarë të bëj o dheu im!
Kam dy mijë vjet që veç të pyes
Kam gjak të paktë, dhe sa trishtim
Këngë të lotëta, si lumë rrëmbyes.
E di, je tokë e zotave me fustanellë!
Kokës u ndriste plisi në mes të territ
Gaz e vaje në zemër, më ke mbjellë
Kur ti më linde, e kur t’erdha prehërit!
***
Më thuaj, çfarë të bëj o dheu im!
Për ty jam një lot, ti më je rënkim.
Dritan Osmani
Ti nuk e pe..
Ti nuk e pe se si u shemb
Ai horizont tutje i përflakur..
Nën këmbët e tua si pikim i akullit
Nën sytë e tu si qiell i kapur..!
Ti nuk e pe, as se si..
Atë burrë të ndrojtur, i mjegullimtë
Si një pemë i vjelur prej vjeshtës,
Shiut t’i varej te gjinjtë!
Dhe c’farë nuk thanë për të më pas..
Të marrë e bën, e bën dashnor, e bën të bukur..
Shkruar pati në porta me gishta zemre:
-Veç për një puthje ju qesh lutur!
Ti nuk e pe se si u shemb, jo..
Si vjeshtë e vjelur ai burrë i bukur
Askujt si dhembi plag’ e tij, edhe pse
Veç për një puthje, këtej qe dukur!
U kthyem ne gur
U kthyem ne gur
kur na braktisi magjia e jetës,
a gurët janë njerëz
që i ka braktisur magjia e jetës.
Na ledhaton era trupin,
myshqet na rritem në trup
ndihemi te vjetër sa bota e me te vjetër.
Mbytur ne gjakun tone
qe nuk i përket gjakut te botës.
Mbytur ne humbjen tone
qe nuk i përket humbjes se botës.
Për te përshkruar veten e boten
na u desh rrudhat e tim eti,
buzëqeshja e nënës,
gjithë magjia e fijeve te barit.
Ishujt e flohmarkteve1 dhe
fëmijëria e rrugës se qumështit.
1Pazar i gjerave te lira ne Gjermani.
Sevillje 6 Janar 2014
Tingulli i vetmisë mes pafundësisë së detit
Tingulli i vetmisë
Mes pafundësisë se detit
Dhe perëndimit te Malages.
Ku je ëndrra ime?
Ne çfarë cepi muzesh fle?
Iku Hamburgu me gjithë rrugët
ku humba hapat dhe fitova guximin.
Ku je perëndimi i Malagës?
Mbështjellje si shall rreth qafës e mbrëmjes.
Megjithëse largësinë ndërtuar mbi duart e mbi trup,
Tiranën e njoh ende me rremujën pa fund
dhe Dajtin mbi sup si perëndi.
E njoh dhe e dua si vrapimin e zogut mbi liqen.
Do shihemi me gjithë detet e rrugët sërish,
dhe do ndihemi të rinj.
Etiketa: Besim Elezi, cikel poetik, Dritan Osmani, Frrok Kovaçi