Friday, June 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Cikli i refleksioneve nga Erl Kodra: Cili është skenari më i mirë?

"Ashtu siç kanë ardhur punët, nuk është opozita që ia rrezikon pushtetin Edi Ramës, përkundrazi, ajo është po aq e shqetësuar sa ai rreth asaj që pritet të ndodhë në ditët dhe muajt në vijim"

by us er2
06/06/2022
in Kryesore, Op Ed, Opinion
0

Nga Erl Kodra

– Me Bajram Begaj dhe Edi Rama –

Le të spekullojmë pak sikur Edi Rama do të zgjidhte znj. Mimi Kodheli si Presidente të Republikës. Ose znj. Arta Dade. Ose një tjetër socialist të thekur si Namik Dokle. Ose znj. Majlinda Bregu. Çdokush tjetër – përpos Presidentit të zgjedhur Bajram Begaj – do të ishte një pasiguri e madhe për Edi Ramën, veçanarisht duke parasysh situatën e paqartë politike në të cilën ka hyrë vendi.

Ashtu siç kanë ardhur punët, nuk është opozita që ia rrezikon pushtetin Edi Ramës, përkundrazi, ajo është po aq e shqetësuar sa ai rreth asaj që pritet të ndodhë në ditët dhe muajt në vijim. Shumë shpejt – maksimumi disa muaj – qeveria e Edi Ramës do pësojë goditjen finale, ndër më të mëdhatë që ka pësuar një qeveri që prej rënies së regjimit. Në rradhët e socialistëve do të fillojë shthurja, ndërsa do të shtrohet dilema e qeverisjes së vendit. Në kushtet e delegjitimimit të plotë si mazhorancë politike, Edi Rama mund të luaj disa karta, dhe në këtë rast roli i Presidentit Bajram Begaj merr vlerë. Një eunuk në atë rol do të luaj sipas interesave të Ramës, jo sipas interesave të vendit.

Skenari I

Qershor – Korrik – Gusht

Një goditje e përmasave të padëgjuara më parë përfshin qeverisjen e Edi Ramës. Ai nuk mund të justifikohet më tej me togfjalëshin “faji është personal” – sepse “personi” do të jetë më shumë se gjysma e qeverisë. Në këto kushte, Pandeli Majko do të kërkojë mocion mosbesimi për qeverinë, e cila do të rrëzohet në Parlament. Këtu hynë në lojë Presidenti, që zbaton porositë dhe dërgon me shpejtësi vendin në zgjedhje. Duke djegur etapat, duke anashkaluar procedurat, sipas skenarit të paracaktuar. Zhvillimi i zgjedhjeve të reja në këto kushte, me një opozitë inekzistente konfirmon mazhorancën aktuale. Sistemi mbijeton, kështu që të gjithë janë të lumtur.

Skenari II

Goditja e përmasave të padëgjuara trembë për vdekje krejt klasën politike. Qeveria e Edi Ramës bie, dhe një qeveri e re tentohet të krijohet nga mazhoranca. Ajo dështon me sukses, por ka edhe një mundësi tjetër: Qeveri teknike – e mbështetur me detyrim nga një pjesë e socialistëve dhe demokratëve – me mandat të qartë për reforma të thella (reforma territoriale dhe reforma zgjedhore), lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe vendosja e qeverisjes në parametra normal. Presidenti luan lojë të ndershme, respekton frymën e kushtetutës, dhe punon fort për interesat e vendit. Qeveria teknike funksionon, reformat kryhen me sukses, Partia Demokratike fillon të ringrihet, ndërsa në PS ka filluar lufta civile.

Tani zgjidhni e merrni – cili është skenari më i mirë?

JU SUGJEROJME

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
Aktualitet

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë

10/06/2022
Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033
Kryesore

Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033

10/06/2022
“Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën
Kryesore

“Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën

10/06/2022
15 seritë e librave më të shitur të të gjitha kohërave
Universiteti

15 seritë e librave më të shitur të të gjitha kohërave

10/06/2022
Next Post
Përshkallëzohet protesta/ Protestuesit tentojnë të hyjnë brenda Kuvendit, përplasen me policinë

Përshkallëzohet protesta/ Protestuesit tentojnë të hyjnë brenda Kuvendit, përplasen me policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
  • Horoskopi për ditën e shtunë, 11 qershor 2022
  • Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033
  • “Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën
  • Pse shishja e ujit të oksigjenuar është gjithmonë ngjyrë kafe



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In