Friday, June 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Cikli i refleksioneve nga Erl Kodra: Si mund të shpëtojmë Partinë Demokratike?

"Ashtu siç kanë ardhur punët, as Sali Berisha, as Lulzim Basha nuk mund të rindërtojnë atë që vet e shkatërruan"

by us er2
08/06/2022
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed, Opinion
0

Nga Erl Kodra

Tani askush nuk ka më dyshime se PD është defaktorizuar plotësisht, madje këtë e ka kuptuar jo vetëm lidershipi i Foltores, por po e kuptojnë edhe militantët më të thekur. Asgjë dhe askush nga ata që e sollën gjendjen në këtë pikë nuk mund të ringrejnë Partinë Demokratike, për më tepër personazhe që po plaken dhe nuk heqin dorë. Ata mund të kenë vetëvlerësim të lartë për veten e tyre, por puna është nëse i vlerësojnë qytetarët shqiptar, përndryshe, do të jetë barrë e madhe për ne që të presim ditën kur ata do të ikin nga kjo botë.

Ka diçka që duhet nënvizuar fort, se Partia Demokratike nuk është pronë private e asnjë individi, kushdoqoftë ai, por është aset kombëtar që i duhet Shqipërisë. Kjo është një aksiomë – të paktën edhe për 20 vitet e ardhshme – sa kohë që shoqëria jonë nuk është në gjendje të prodhojë ndonjë forcë të re politike, e aftë të krijojë valencën e nevojshme për të bërë ndryshimin e pritur. Partia Demokratike nuk është fituese, është defaktorizuar, por një demokrat nuk e voton Edi Ramën, as nuk voton një forcë të re politike. Mirë apo keq, kjo është provuar me dhjetra qindra herë nga shumë personazhe politike përgjatë 32 viteve pluralizëm.

Gjendja është kjo:

Ka më shumë gjasa që në Tokë të vijnë jashtëtokësorët, se sa Foltorja të fitojë zgjedhjet zgjedhjet lokale ose parlamentare. Kjo është absolute si Ligji i Gravitetit. Shumë shumë ai mund të fitojë një numër minimal deputetësh. Edhe pjesa tjetër e PD nuk fiton më shumë se një numër minimal – dhe të dyja së bashku nuk mund të kalojnë 35 deri 40 deputetë. Dhe kjo nuk do të ndodh se demokratët do votojnë Edi Ramën, por se nuk do të votojnë një PD të tillë.

Izolimi ndërkombëtar i Foltores tashmë është fakt i padiskutueshëm. Kush thotë të kundërtën gënjen veten dhe ata që e dëgjojnë. Tani është koha që faktet të pranohen si të tilla. Murit me kokë nuk i bihet. Demokratët dhe Shqipëria meritojnë më shumë se sa gënjeshtrat e pacipa. Lufta mes demokratëve duhet të marrë fund. Mjaftë është mjaft.

Cila mund të jetë zgjidhja?

Në të vërtetë ka vetëm një zgjidhje – dorëzimi pa kushte i Foltores, duke i dhënë fund aventurës së rrezikshme ku e futën Partinë Demokratike. Si hap i parë, duhet të krijohet një platformë politike, që duhet të përmbajë këto pika:

1 – të ndërpritet çdo ligjërim publik kundër njërit apo tjetrit grupim, në mënyrë që të krijohet një klimë e mirëbesimit reciprok,
2 – të identifikohen dhe të krijohet një grup pune i përbashkët me individ të të gjitha grupimeve, që nuk kanë qenë protagonist të përplasjeve politike përgjatë vitit të fundit,
3 – të miratohet një dokument i përbashkët nga Grupi i Punës, duke vendosur objektiva konkrete për riogranizmin e partisë,
4 – mundësisht brenda fundit të këtij viti të mbahet një Kuvend Kombëtar përbashkues, ku do të zgjidhet një kryesi e vogël, e cila do të jetë përgjegjëse për drejtimin e partisë deri sa të kryhen zgjedhjet lokale,

Ashtu siç shumëkush e ka të qartë, fitorja e asnjërit krah nuk e bën fituese Partinë Demokratike. Ashtu siç kanë ardhur punët, as Sali Berisha, as Lulzim Basha nuk mund të rindërtojnë atë që vet e shkatërruan. Për momentin – askush nuk e ka sfofin për të marrë drejtimin e partisë.

Të jesh politikan i rëndësishëm është privilegj. Por përgjegjësia para demokratëve dhe Shqipërisë është politika më e mirë. Ka momente që heshtja dhe largimi është shërbimi i duhur për vendin. Duket qartë se tani është ky moment.

JU SUGJEROJME

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
Aktualitet

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë

10/06/2022
Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033
Kryesore

Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033

10/06/2022
“Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën
Kryesore

“Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën

10/06/2022
Dy britanikë arrestohen në Rinas, të dyshuar për spiunazh
Aktualitet

Dy britanikë arrestohen në Rinas, të dyshuar për spiunazh

10/06/2022
Next Post
“Ballkani i hapur” në Ohër, liderët mblidhen për foton zyrtare

“Ballkani i hapur” në Ohër, liderët mblidhen për foton zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
  • Horoskopi për ditën e shtunë, 11 qershor 2022
  • Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033
  • “Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën
  • Pse shishja e ujit të oksigjenuar është gjithmonë ngjyrë kafe



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In