Friday, June 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Cikli i refleksioneve nga Erl Kodra: Trinia e Shenjtë

by us er1
26/05/2022
in Analizë, Kryesore, Op Ed
0

Nga Erl Kodra

Kur shkruan për klasën politike të një vendi, është e nevojshme që analiza të ngrihet mbi fakte, por gjithmonë në funksion të arsyeve objektive të vet ekzistencës së kësaj klase politike. Nëse në diktaturë njerëzit janë numra – domethënë pa të drejta bazë – që nuk kanë asnjë mundësi të zgjedhin liderin e tyre, që nuk kanë asnjë mjet efektiv që të kundërshtojnë një urdhër të kundraligjshëm, në shoqëritë demokratike klasa politike presupozohet se zgjidhet nga vet qytetarët e një vendi. Kjo do të thotë se emrat e përveçëm që përbëjnë klasën politike, ekzistojnë si vullnet i vet shoqërisë, përndryshe, ata nuk kanë asnjë arsye objektive që të mbajnë ato pozicione në shoqëri.

Për ta kuptuar më thjesht, Ilir Meta nuk është President i Republikës për shkak të ndonjë cilësie të veçantë, ose se ai është shumë i zoti. Sigurisht që ai nuk është një i dërguar special i askujt, as nuk ka atributet mbretërore të gjakut blu, por presupozohet se ai është zgjedhur në postin e lartë të Presidentit, për dy arsye themelore:
a) sepse ne ekzistojmë si qytetarë të një vendi demokratik, dhe
b) është produkt i një konsesnsusi të gjerë, përndryshe, i një kontrate sociale që qëndron në themel të një shoqërie demokratike.

Për fat të keq, ky individ nuk ka përmbushur ndonjëherë as cilësitë më elementare si zyrtarë i lartë i shtetit, për më tepër atë të Kryeministrit, Kryetarit të Parlamentit ose Presidentit. Megjithatë kjo nuk ka qenë një pengesë që ai të kapë këto poste të larta, duke ndikuar thellësisht jetët e qytetarëve shqiptar. Po atëherë, si është e mundur që ku individ ka arritur të ngjitet në majën e pushtetit politik?

Përgjigja është shumë e thjeshtë:

Ai ka ngjitur shkallët e pushtetit përmes bashkëpunimit me dy individët e tjerë që përbëjnë “trininë e shenjtë” politike në Shqipëri – Sali Berishën dhe Edi Ramën. Pa bashkëpunimin e këtyre tre individëve do të ishte e pamundur që ata t’i mbijetonin shoqërisë, për më tepër, ta mbanin peng prej tre dekadash.

Nëse ia bëni një pyetje të thjesht vetes tuaj, se pse Edi Rama është Kryeministër i vendit për të tretën herë, shumica prej jush nuk gjenë një shpjegim të arsyeshëm. Sepse ju nuk mund të gjeni një cilësi të lartë morale tek ai individ, as nuk mund të betoheni se ai nuk ju ka vjedhur lekët tuaja përmes njëmijë e një marifeteve, shumë herë ashiqare dhe pa pikën e turpit. Edi Rama nuk shquhet për burrëri, as për trimëri, as për urtësi – domethënë, këto cilësi morale mungojnë krejtësisht tek ky individ – përkundrazi, ai shquhet si një burrë mujsharë dhe fjalë-rëndë, ironik dhe cinik i madh. Ai nuk e ka për gjë të fyej çdonjërin prej jush, të shfrytëzojë deri në pashpirtësi nevojat tuaja jetike, dhe t’i përdorë ato kundër jush. Shkurt – nuk ka gjë më të keqe se sa shqiptarët të kenë një Kryesministër si Edi Rama, megjithatë, ai u “votua” për tretën herë si i tillë.
Kësisoj, diçka nuk është në rregull me ne, diçka serioze.

Sali Berisha është ana e kundërt e dy të parëve, njeriu që ka mbajtur në këmbë narrativën e kultit të individit në Shqipëri. Herë në pushtet e herë në opozitë, herë armik dhe herë mik i Ilir Metës, kundërshtar dhe partner i Edi Ramës në marrëveshje, armik dhe mik i njëkohëshëm i bashkëpunëtorëve më të afërt, mohues dhe pohues i pashoq dhe sy ndër sy, i aftë të përmbysë realitete dhe të ndërtojë mirazhe.

Të tre së bashku mbajnë në këmbë një dramë ekzistenciale – pa të cilën realiteti ku jetojmë shembet përnjëherë. Është e padrejtë dhe e padenjë që shqiptarët të vazhdojnë ta mbajnë lidhur fatin e tyre me këta individë – që me siguri janë nën mesataren e tyre për nga aftësitë, inteligjenca dhe integriteti. Është tragjike që ne të detyrohemi të zgjedhim mes tri të këqijave – secila më e zezë se tjetra – dhe kështu të vazhdojmë në një agoni pafund, deri ditën kur në Shqipëri të mbeten vetëm pleqë e plaka.

E bukura është se ata përbetohen në emrin tonë, flasin për ca të drejta imagjinare të fshehura në nenet e Kushtetutës, të cilën e ndryshojnë dhe e shkelin sa herë ua do interesi. Ne nuk gëzuam ndonjëherë të drejtat bazë kushtetuese, siç është përshembull e drejta e punës, e drejta e pronës dhe e drejta e jetës. Ato të drejta vlejnë vetëm për më të barabartët, domethënë vetëm për një grup individësh që sillen rrotull tre liderëve tanë.

Shteti gjithmonë do të ketë vetëm një President, vetëm një Kryeministër dhe vetëm një Kryetar Opozite. Deri tani ne kemi vetëm këta tre individë që ndërrojnë vendet, President – Kryeministër – Kryetar Opozite, dhe anasjelltas. Për tre dekada i kanë shkëmbyer disa herë – dhe duan ta bëjnë përsëri.

Ngjanë sikur ne kemi lindur për t’u zvarritur përjetësisht, si qenie të ulëta dhe të përunjura, duke parë në dritë të syrit idhujt tanë, duke dëgjuar se si “populli i 2 marsit” do të përmbysë tiraninë e Edi Ramës, se si “revolucioni që vazhdon” do të vazhdojë pambarim, dhe se si “i vdekuri është më i vdekur se i vdekuri që është gjallë”. Çfarë drame e përjetshme!

Marrë me autorizim me shkrim nga Liberale.al.

Tags: Edi RamaErl KodraIlir MetaSali BerishaTrinia e Shenjtë

JU SUGJEROJME

GJKKO konfiskon pasurinë e deputetit demokrat, Kasem Mahmutaj
Aktualitet

Goditet banda italo-shqiptare, sekuestron 500 mijë € dhe 9 të arrestuar, të përfshirë edhe mjekë

10/06/2022
Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
Aktualitet

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë

10/06/2022
Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033
Kryesore

Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033

10/06/2022
“Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën
Kryesore

“Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën

10/06/2022
Next Post
Arrestohen 8 shqiptarë për trafik dhe shpërndarje kokaine

Arrestohen 8 shqiptarë për trafik dhe shpërndarje kokaine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Goditet banda italo-shqiptare, sekuestron 500 mijë € dhe 9 të arrestuar, të përfshirë edhe mjekë
  • Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
  • Horoskopi për ditën e shtunë, 11 qershor 2022
  • Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033
  • “Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In