Wednesday, March 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Cikli i refleksioneve të Erl Kodrës/ Çfarë përfaqëson lidershipi e tre partive kryesore në Shqipëri?

by us er1
22/05/2022
in Analizë, Kryesore, Op Ed, Opinion
0

Nga Erl Kodra

Kur flasim për “klasë politike” është e nevojshme të bëhet një përcaktim i saktë i konceptit, përndryshe, ka mundësi që termi të keqkuptohet ose të keqintepretohet. Një ndër rreziqet është se me këtë term shpesh herë kuptohet një numër i madh individësh, duke përfshirë administratën publike në tërësinë e saj. Në të vërtetë, “klasa politike” përbëhet nga një numër shumë i kufizuar individësh – diku tek 200 deri 300 individë – me ndikim të fortë në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit.



Në pamje të parë politika shqiptare është e ndarë në dy pole të mëdha (PS dhe PD), ose në tre pole, ku poli i vogël (LSI) kërkon të bëjë kongmaker-in, por ashtu siç do të analizohet më poshtë, politika është vetëm njëpolare – domethënë – e njëjta klasë politike, të njëjtët individë, të njëjtat struktura lidhjesh, prej 32 vitesh qëndrojnë të palëvizura dhe të kalçifikuara, në ndërthurje interesash malinje. Për të vertetuar këtë pohim, është e nevojshme që të analizohet historia individuale (politike) e tre individëve që dominojnë skenën e teatrit politik shqiptar.

Historia politike e Sali Berishës daton që para viteve 90-të, por për efekt të argumentit, si referencë do të përdoret fundi i vitit 1990. At’botë përmbysjesh të mëdha, ishte sinjifikative përfshirja e tij në themelimin e Partisë Demokratike, dhe kjo për disa arsye. Së pari, ishte sfida e parë serioze kundër shtetit terrorist të Enver Hoxhës, dhe sigurisht, pavarësisht se kush ishin protagonistët, detyrimisht që ajo do të përqafohej nga shumica e qytetarëve. Shpesh herë ia kam bërë vetes një pyetje – që nuk kam arritur të gjejë një përgjigje të arsyeshme – se si është e mundur që askush më parë nuk e sfidoi terroristin Enver Hoxha, paçka se ai nuk kishte rreshtur së dhëni prova si vrasës gjakftohtë i bashkëpunëtorëve të tij. Çuditërisht, ata e prisnin fundin e tyre “të qetë” – madje duke deklaruar me patetizëm se ndjehen të “lumtur” ngaqë “partia ime po më dënon”.

Prandaj sfida ndaj regjimit terrorist të Enver Hoxhës nga klasa intelektuale viteve 90-të, mes të tjerash shihej edhe si një sfidë nga brenda sistemit, pavarësisht se Enver Hoxha kishte ndërruar jetë, dhe se vet Ramiz Alia kishte filluar një sëri reformash “të buta” – që në thelb do të thoshte se regjimit i kishte ardhur fundi.

Që prej asaj kohe Sali Berisha është në qendër të politikës, duke ndikuar thellësisht në ndërtimin e kësaj Shqipërie që kemi sot. Sigurisht që ai nuk ishte vetëm, por mund të thuhet se ne jemi produkt i “politikës në grup” nga lidershipi i tre partive, dhe Sali Berisha ishte njëri prej dinosaurëve prehistorik të kësaj politike. Ai pati një karrierë të jashtëzakonshme politike, dy herë President dhe dy herë Kryeministër, duke i vënë vendit vulën e vet shumë zhvillimeve politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Shqipëria që kemi sot, padyshim që është edhe produkt i Sali Berishës.

Edhe Ilir Meta në vitin e largët 1990 ishte aty – një djalë i ri dhe ambicioz – i gatshëm për të bërë karrierë, siç do të provohej më vonë, me çdo çmim dhe mjet. Faktet tregojnë se Ilir Meta provoi të gjitha pozitat më të larta të shtetit shqiptar; Ministër, zv.Kryeministër, Kryeministër, Ministër i Jashtëm, Kryetar Parlamenti dhe President. Asgjë tjetër nuk ka mbetur pa provuar në hierarkinë e shtetit.

Edi Rama u gjend aty rrotull më 1990, por me sa duket, tentativa e parë nuk rezultoi me sukses. Ishte Fatos Nano ai që e solli nga Parisi në Tiranë në vitin 1990, për t’i dhuruar së pari Ministrinë e Kulturës dhe më pas Bashkinë e Tiranës për 11 vjet. Që atëherë, Edi Rama njeh vetëm ngjitje në shkallët e pushtetit, për t’u kthyer vitet e fundit në njeriun më të pushtetshëm në Shqipëri – pas Enver Hoxhës.

Ajo çka e bën interesante karrierën e personazheve tona, është fakti se ata kanë ndërtuar krejt infrastrukturën njerëzore të insititucioneve – ligjzbatuese, ekonomike, kulturore dhe mediatike të vendit. Zor se mund të gjendet një zyrë e shtetit shqiptar ku mund të mos militojnë njerëzit e këtyre personazheve, që në thelb, ata kanë si prioritet absolut interesat e shefave të tyre. Gjithçka në botën shqiptare sillet rreth Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës. Çdo gjë që lëvizë, në tokë, ajr dhe det përdoret pa mëshirë në funksion të interesave të tyre. Ata janë në gjendje të bëjnë jetën dhe vdekjen, pasurinë dhe varfërinë, shiun dhe diellin – të ndryshojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të vjelin taksa dhe tatime, të përdorin shtetin sipas nevojës. Mbi të gjitha – ata sot vendosin edhe për vitet që akoma nuk i kemi jetuar, për dekadat e ardhshme.

Ilir Meta i bëri vend vetes mes dy të mëdhenjëve në një luftë epike, duke u imponuar fort si pushtetbërës i domosdoshëm, pragmatist dhe i paskrupullt. Në një logjikë pragmatiste ai ka të drejtë në gjithçka ka bërë përgjatë karrierës së tij, por produkti është një Shqipëri që ne nuk e meritojmë. Duket se ne qytetarët kemi mbetur peng i tre individëve që qëndrojnë në krye të piramidës, të mbërthyer në një labirinth-kurth pa rrugëdalje, të dënuar të mbështesim njërin ose tjetrin, të paaftë të shkëputemi nga fabula e tyre e pushtetit të përjetshëm. Ata kanë në dorë edhe emocionet tona, të cilat i komandojnë përmes medias së kontrolluar, duke shpikur kauza të mbushura me “moral të lartë” për të drejtat tona, të drejta që nuk i gëzuam kurrë.

Përndryshe, ne duhet të kishim një Shqipëri tjetër, me të drejta bazë të garantuara, dhe të gëzonim një jetë dinjitoze. Nëse Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama dhe Ilir Meta do të ishin burra shteti, emri i tyre do të ishte në histori, dhe ne nuk do të jetonim në këtë lloj Shqipërie. “Produkti” i tyre është kthyer në një grackë për ne, ndërsa ata e mbrojnë me çdo kusht status quo-në, përndryshe, ne e kuptojmë trikun.
Te lutem ndaje ne paragrafe
Dmth keshtu siç jane. /Liberale.al/

Tags: Erl KodralidershipipartiShqipëri

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit

Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In