Aktualitet

Cila deputete dhuroi rrogën e saj për fëmijët me kancer






               Publikuar në : 22:28 - 05/04/18 |
mapo.al

Në datën 11 prill, në sheshin “Skënderbej” do të organizohet një koncert gjigand me pjesëmarrjen e disa prej artistëve më të njohur shqiptarë, fitimet e të cilit do të shkojnë tërësisht për bamirësi. Është duke u zhvilluar një fushatë e madhe në rrjete sociale lidhur me këtë aktivitet i cili duket se do të ketë suportin e gjithë qytetarëve të cilët kanë blerë edhe biletat për të qenë pjesë e koncertit e në këtë mënyrë dhurojnë disa para për bamirësi në mënyrë që fëmijët të cilët janë të prekur nga kanceri të mund të shërohen.


“Një këngë për jetën” që në zanafillën e krijimit si ide është mbështetur mbi një objektiv të qartë: gjithçka mblidhet do të shkojë për bamirësi dhe këngëtarët pjesëmarrës nuk do të paguhen për performancat e tyre. Në fakt jemi mësuar që shpesh këngëtarët të bëhen pjesë e fushatave të tilla për të qenë më pranë njerzve në nevojë por nuk ndodh shpesh që politikanë të angazhohen personalisht në këto çështje, raporton Blitz.al.

Një rast i veçantë ka qenë këtë herë ai i deputetes Reme Lala, e cila, siç bëjnë me dije organizatorët ka vendosur të dhurojë të gjithë pagën e saj mujore si deputete në ndihmë të kauzës së koncerit “Një këngë për jetën”.

<
>
29663280_2059669424299075_4085979949712267721_o 8A7368E4-43D7-4E0A-878A-97896416F526-840x440 Deputeti-Aqif-Rakipi-1024x846 reme-2


Etiketa: , , ,

Pas