Cila është panorama e plotë që nuk na e servir Rama

Nga Enton Palushi

Deri në fund të kësaj jave, dhe me shumë gjasë edhe për shumë ditë në vazhdim, shqiptarët do të dëgjojnë shumë gjëra për negociatat me Bashkimin Europian sa do u turbullohet koka. Për shkak se këto situata sjellin më shumë mjegullim se qartësi, dhe meqë qeveria (ujku) do mjegull, është mirë që të daraviten disa gjëra që në fillim. Kjo edhe për shkak se, siç raporton një media holandeze, europianët kanë nisur që të përpunojnë tekstin përfundimtar që mund të na e ëmbëlsojë disi shijen e hidhur të refuzimit.



Meqë gjuha e ëmbëlsuar nënkupton mundësi të hapura për interpretime nga më të ndryshmet, mirë është që të sjellim një panoramë të gjithë situatës që po kalojmë.

Fillimisht duhet thënë se përndryshe nga sa prezantohet, thuajse të gjitha shtetet që preken nga qeverisja e keqe në Shqipëri, e cila prodhon dhe lejon krimin, drogën dhe korrupsionin, kanë shprehur rezervat e tyre për nisjen e negociatave. Këtë e kanë bërë në një pikë të caktuar Gjermania, Franca, Holanda, Danimarka, Belgjika, Spanja, Greqia. Pak a shumë ky është thelbi i Europës sepse reagimet e Hungarisë e Maltës nuk i vyjnë kujt.

Për shkak se Franca dhe Gjermania janë edhe lokomotiva e vërtetë e Europës, të dyja vendet kanë marrë në dorë situatën duke u përpjekur të ofrojnë qasje të ndryshme për zgjidhjen e krizës. Asnjëra prej tyre nuk ka ndonjë simpati për punën e qeverisë shqiptare, por dallojnë në mënyrën se si e shtrojnë trasenë.

Gjermania miratoi në parlamentin e saj një dokument që kërkon nisjen e negociatave me kushte për Shqipërinë. Dokumenti është mjaft i mirë pasi i ngjan një udhërrëfyesi për të nxjerrë vendin edhe nga kriza e thellë politike ku është zhytur. Ai që e lexon me kujdes, e kupton se letra e Bundestagut është thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe rotacion politik.

Franca nga ana tjetër nuk e kërkon zgjidhjen në këtë mënyrë. Ata kërkojnë të shkojnë më tej duke reformuar procesin e anëtarësimit në BE pasi është shumë teknik dhe burokratik. Sipas tyre, negociatat duhen mbikëqyrur në mënyrë më të fortë politike si dhe duhen krijuar mekanizma të thjeshta kontrolli me sanksione, por edhe me stimuj financiarë. Nëse e sheh retorikën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka një vit që thotë se i ka kryer detyrat e shtëpisë, por gjatë këtij viti i ka vënë kazmën shtetit dhe demokracisë, e kupton se edhe qasja franceze është e mirë.

A ka presione të brendshme nga këto vende për të mos lejuar nisjen e negociatave? Sigurisht. Por nëse duhet të pranojmë këtë fakt që propagandohet me të madhe nga qeveria shqiptare, e cila nuk e sheh si problem se po i dëbon shqiptarët jashtë vendit, duhet të pranojmë edhe një element tjetër.

Merrni dhe kontrolloni çdo media të huaj do të shihni se presioni që po bëhet për të nisur negociatat lidhet me frikën e fortë se vakumi në rajon mund të mbushet nga fuqi të tjera si Rusia, Kina apo Turqia. Nëse sheh edhe sulmet e fundit turke mbi Siri, e kupton se nëse ka një shans sado të vogël që Shqipëria të marrë nisjen e negociatave, nuk e fiton atë për shkak të qeverisjes së mirë. Përkundrazi.

Pavarësisht kësaj, Shqipëria ka pak shanse që të ngjitet lart në agjendën e diskutimeve të larta të BE. Por, pikërisht fakti se është lënë në hije nga ndërkombëtarët, e ka bërë situatën në vend gjithmonë e më të rënduar. Ndaj shansi i shqiptarëve do ishte një nisje e negociatave sipas variantit gjerman. Kjo do e sillte vendin nën mbikëqyrjen e fortë ndërkombëtare, ndryshe nga kjo stinë ambasadorësh që më shumë interesohen të ngrenë lart gishtin e mesit. Mbi të gjitha, ajo do e fuste Shqipërinë në rrugën e një zgjidhje të krizës politike duke e çuar në kazanin e historisë një qeveri që i bëri ‘gropën’ votës së lirë dhe shtetit ligjor.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252