Aktualitet

Cila është shprehja e preferuar shqiptare e ambasadores suedeze në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 15/09/21 |
mapo.al

“Ça ke bo? Ça bone?”, këto janë shprehjet që pëlqen më shumë nga gjuha shqipe ambasadorja suedeze në Tiranë, Elsa Hastad.






Në një intervistë për Euronews Albania ajo u shpreh: “Ça ke bo? Ça bone? Më pëlqen shumë, ‘ça bone’. Por më pëlqejnë të gjithë fjalët tuaja, sidomos ato që kanë fjalën mirë, shumë mirë. ‘Mirë’ është një fjalë e bukur, kur më pyesin, gjithnjë i them, mësoni fjalën ‘mirë’”, tregoi ajo.


Ajo i cilësoi shqiptarët si njerëz mikpritës dhe të ngrohtë. Por, ambasadorja është e mahnitur edhe nga bukuria natyrore shqiptare.







“Gjëja e dytë është bukuria e këtij vendi. Më duhet ta them, bukuria e këtij vendi është e mahnitshme. Shqipërinë nuk e kanë parë të gjithë, por unë udhëtoj shumë dhe sërish mbetem e mahnitur. Malet, deti, çdo gjë është fantastike”, tha ajo.

Lexo edhe :  Pse Merkel qëndroi ulur gjatë himnit në Tiranë?


27




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas