Aktualitet

Cilat janë tre vatrat kryesore të koronavirusit në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:40 - 01/08/20 |
mapo.al

Tre janë zonat më shqetësuese në Tiranë për koronavirusin, në zonën e Astirit, tek Fresku dhe tek Kodra e Diellit.


Epidemiologët, që janë prej 5 muajsh në terren, pohojnë se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në periferi të kryeqytetit.


Shkaqet e përhapjes së koronavirusit mbeten të njëjtat aktivitete, për të cilat mjekët paralajmërojnë prej muajsh se duhen evituar grumbullimet në festa, dasma apo ceremonitë mortore.


Linjat e transmetimit të infeksionit janë dy sipas epidemiologeve të terrenit, ajo familjare dhe ajo e punës.


Ministrja e Shëndetësisë tha se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga Covid-19.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas