Lauta Army janë tifozët e grupit bullgar “Lokomotiva e Plovdivit”, dhe kanë një histori të vjetër dhune dhe racizmi. Në ndeshjen me Anglinë ata abuzuan me lojtarët me origjinë afrikane, teksa nxirrnin me krenari flamurin Lauta Army.
Edhe disa nga kujdestarët e stadiumit, madje, hoqën uniformat për t’u bashkuar me grupin e tifozëve ekstremë. Ata kanë postuar video në Youtube ku kapen me grushta me tifozë të ekipeve rivale.
Masa ndëshkimore pritet të merret nga Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s. Data mbetet ende për t’u caktuar.
LEXO EDHE:
4 gola dhe spektakël nga anglezët, ndeshje rrezikon të pezullohet