Qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Kosovës dhe Serbisë janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.
Propozimin e ka kryer deputeti i partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson i cili ja ka dorëzuar nominimin komitetit norvegjez të nobelit.
I have nominated the US Gov. and the governments of Kosovo and Serbia for the Nobel Peace Prize for their joint work for peace and economic development, through the cooperation agreement signed in the White House. Trade and communications are important building blocks for peace. pic.twitter.com/XuhkLbHZAV
— Magnus Jacobsson (@magnusjacobsson) September 11, 2020
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jacobsson përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Jacobsson.