Pas operacionit të bujshëm për kapjen e një grupi të trafikut të drogës, natyrisht vijnë edhe shumë pikëpyetje.
Partia Demokratike është përqendruar sidomos në dy prej tyre.
E para, si ka mundësi që në fillim të këtij viti, Saimir Tahiri deklaroi se Shqipëria nuk është më vend i prodhimit të drogës, ndërkohë që një laborator droge ishte ngritur kaq pranë Tiranës.
E dyta, a e mundësuan këtë operacion policitë evropiane?
Droga ishte e destinuar për në Europë dhe kapja e dy kolumbianëve sugjeron se ndihma e të huajve ka qenë e rëndësishme në arrestimin e grupit.
Por ndërkohë po shtohen gjithmonë e më shumë spekulimet e PD se pas grupit qëndrojnë emra të rëndësishëm e me pushtet.
Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se banda ka lidhje me një zëvendësministër të qeverisë.
“Falë policive partnere, u arrit konstatimi dhe ndalimi i autorëve e sekuestrimi i laboratorit.
Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk gjetën asnjë moment dje të tregonin të vërtetën, dhe as të falenderonin partnerët europianë, që jo vetëm sollën informacionin por dhe ndihmuan në suksesin e operacionit, kryesisht me faktin se mbajtën kontakte me një pjesë të strukturave tek të cilat ata kanë besim.
Ajo cfarë i mbeti qeverisë dhe autoriteteve tona ishte të bënin transparence dhe ti japin përgjigje pyetjeve të qytetarëve:
Si ka mundësi që ushtronte prej një viti aktivitetin një fabrikë e tillë, dhe autoritetet kishin mbyllur sytë e veshët?
A janë anëtarët e kësaj bande kriminale financues të fushatës së Partisë Socialiste?
A janë krerët e kësaj bande të lidhur me zyrtarët e lartë të partisë në pushtet dhe sponsorizues edhe në qëndrimet jashtë të funksionarëve të lartë, si përshembull në Bruksel?
A janë drejtuesit kryesorë të këtij grupimi kushërinj të afërt të ish- deputetit socialist, sot zëvendësministër i Ramës?
Mungesa e transparencës, mungesa e përgjigjeve i damkos ata si përgjegjës të shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi të drogës nga banditë të lidhur me qeverinë,” tha të premten deputeti i PD, Boçi.
Ku e dini ju te mapoos se jane spekullime te PD-se ?Nese keni ndonje tjeter informacion, duhet ta thoni lexuesve tuaj, jo te flisni ne ere,. Apo kjo eshte formula e rreshtimit perfundimtar ne krah te qeverise se droge tritolit ? Mund te thuhet qartesisht se edveri ju vuri poshte, e ju ktheu edhe juve te jeni propagande per hajdutet qe jane ne krye te Shqiperise….. Qajeni profesionin e gazetarit, ose ruajeni per opoziten kur te vije ne pushtet! E di qe nuk e publikoni, por nuk merzitem se eshte per perdorim te “brendeshem” (per ju )
keta i sollen ne pushtet dhe po keto medja e udheheqin krimin dhe korupsjonin po ti bente pd keto shkatrime ngritje taksash dhe fabrika droge te gjitha gazetat do kerkonin hakmarje per malokun tani qe i bejne vete heshtin ajda gazetare ajde
Zbulimi i kesaj veprimtarie, eshte detyre paresore e Vishes,shefit te ShISH! Policia e beri detyren! Une, nuk mendoj qe Mapo, i ben elozhe qeverise! Henri,Zheji jane dhelpra te vjetra ne politiken shqiptere! Ata shfrytezojne politiken per te bere bisnes!
artur zheji eshte i majte pse e vuri meta ate enri cili eshte nje karrjerist dhe materialis mapo po kthehet ne shtojce te mediave te tjera te kapura nga komunistet e vetmja media eshte gazeta panorama e pavarur dhe realistecili duhet te heqe sa me shpejt artur zhejin se dote demaskohet me vone dhe dote zhduket si media
Alfred Dalipi ,-mos u frigo se te mbron ylli rakipi-por kertu rama u zbraps se Merkel do e varte ne Berlin.kujtoni se bota nuk e dine qe rilindasit jane perbindesh.e dijne por kane qef qe shqiperia te mbetet fund i botes.po shkon rama si don greku,serbi e maqedoni.keshtu ka qen edhe tek Monstra Enver.pse nuk shikoni sa para sponzor ka bere Ilir e fatos hogja me negjmijen per ps