ShowBizz

Çiljeta dhe Alban Hoxha e kalojnë mbrëmjen bashkë (Foto)






               Publikuar në : 16:03 - 12/09/19 |
mapo.al

Çiljeta dhe Alban Hoxha padyshim që nuk mundohen më t’i fshihen syrit mediatik. Pasi iu pikasën dy komente të ëmbla, të shkëmbyera midis njëri-tjetrit, në një video të postuar nga këngëtarja në “Instagram”, çifti ka treguar në një farë mënyre se mbrëmjen e djeshme e ka kaluar bashkë.


Ata kanë publikuar nëpër llogaritë e tyre përkatëse foto ku duken të dy duke pozuar pas një makine të zezë të tipit BMW.

Pak ditë më parë, këngëtarja publikoi në po të njëjtin rrjet social një video ku shfaqej në shoqërinë e motrave të futbollistit Hoxha. Ishte pikërisht ky postim nga ana e saj që konfirmoi fillimisht dyshimet se dyshja e ka kaluar marrëdhënien e tyre të fshehtë në një stad më serioz.


Etiketa: ,

Pas