Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha duket se janë një çift paksa i dhunshëm. Kjo gjë u dyshua fillimisht nga një video e publikuar në “Instagram” nga vetë këngëtarja, ku shihet një çift i sapomartuar që rrihet me njëri-tjetrin dhe goditen me çfarë t’ju dalë para.
“Mirëmëngjes, kështu po ka lezet, me terezi”-ka shkruar Çiljeta, duke e shoqëruar me emoji të qeshurash. Ndërkohë, futbollisti Idi Batha, miku i Albanit, përforcoi dyshimet se çifti mund të jetë me të vërtetë i dhunshëm.
“Më duket se i njoh këta!”-ka shkruar ai. “Po pra po, i kemi komshinj ktej nga Liqeni i Thatë, ai çifti i lezetshëm…Ik o Ido se vdiqa”-ka shkruar Çiljeta ndërsa e shoqëron me emoji kërcënuese si armë apo thikë, duke i lënë të kuptojë që të mos flasë më.
Duke marrë parasysh edhe faktin se në adresën e përmendur banon këngëtarja…kjo e fundit duket se e ka postimin pikërisht për marrëdhënien e saj me Albanin.
https://www.instagram.com/p/BzukfqHAWHR/