ShowBizz

Çiljeta në mbështetje të Albanit, fotografohet në ndeshjen Partizani-Kukësi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:51 - 29/10/19 |
mapo.al

Çiljeta është padyshim mbështetje e madhe për futbollistin Alban Hoxha. Në ndeshjen e djeshme mes Partizanit dhe Kukësit, Çiljeta u fotografua teksa shihte lëvizjet e lojtarëve.


Sigurisht, fokusi i saj ishte portieri i Partizanit. E veshur me xhup të kuq dhe një palë xhinse, këngëtarja dukej tepër e përqëndruar në lojën që u mbyll në barazimin 0-0.


Partizani-Kukësi u përballën në javën e 10-të të superligës shqiptare të futbollit. Të kuqtë mbajnë aktualisht vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Kukësi qëndron  në vend të pestë me tre pikë më pak.


Çifti ende nuk është prononcuar publikisht për lidhjen e dashurisë, ndonëse e kanë lënë të kuptohet nëpër intervista të ndryshme televizive.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas