ShowBizz

Çiljeta Xhilaga: Jam natyrë territoriale-posesive





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:16 - 03/09/19 |
mapo.al

Çiljeta Xhilaga ka pranuar së fundmi në emisionin e Rudina Magjistarit se është xheloze, por jo në kuptimin e keq të fjalës. Ndonëse kjo gjë është bërë e qartë nga postimet në “Instagram”, Çiljeta nuk ngurroi të shpjegonte natyrën e saj.


“Në fakt që ta ndajmë këtë gjënë mirë, më shumë jam territoriale-posesive, që i dua gjërat për veten time, sesa xheloze. Sepse jam një natyrë që e vetëpëlqej veten, ia di vlerat vetes sime, nuk jam smirushe, jam shumë dashamirëse, nuk jam feministe, por i përkrah shumë femrat. Për njerëzit që dua, që unë kam, i dua gjërat për veten time”– u shpreh Çiljeta.


Risjellim në vëmendje se këngëtarja është prej kohësh në një lidhje dashurie me portierin Alban Hoxha. Madje, jo më larg sesa dje, ajo publikoi një video në “Instagram” ku shihej me motrat dhe mbesat e futbollistit, duke na lënë të kuptojmë se lidhja e tyre tanimë ka kaluar në një stad tjetër




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas