Aktualitet

City feston titullin, Torres është “Messi i ri” i Guardiola-s














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:06 - 14/05/21 |
mapo.al

Manchester City është kthyer në fushë sot si kampion i Premier League për ndeshjen kundër Newcastle, e vlefshme për javën e 36-të të kampionatit






Qytetarët kanë marrë një fitore spektakolare 4-3 kundër bardhezinjve. Një fitore e arritur falë dy përmbysjeve të miqve. Dy përmbysje që mbajnë firmën e Ferran Torres, autor i një tregolëshi.


Spanjolli, 21 vjeç e 75 ditë, është bërë lojtari më i ri që shënon tre gola në një ndeshje kampionati për një ekip të Pep Guardiola-s, duke thyer rekordin e vendosur nga Lionel Messi kundër Tenerife në janarin e 2010-ës (22 vjeç e 200 ditë).







Një tjetër protagonist i ndeshjes ka qenë Scott Carson, portieri 35-vjeçar që ka bërë debutimin e tij me Manchester City-n.



Kjo ka qenë ndeshja e parë e Carson në Premier League që nga maji i 2011-ës me West Brom (gjithashtu kundër Newcastle në St. James Park), me diferencën prej 3645 ditësh mes dy paraqitjeve që është më e madhja për një portier në historinë e Premier League.



1



CLOSE
CLOSE
Pas