Sport

City fiton bindshëm në transfertë, i afrohet Liverpulit (VIDEO)






               Publikuar në : 18:18 - 25/08/19 |
mapo.al

Vetëm 3 sfida janë luajtur që nga çelja e sezonit në Premier League dhe Manchester City është vënë në ndjekje të Liverpulit.


Kampionët në fuqi të Premier League janë rikthyer te suksesi pas barazimit 2-2 ndaj Tottenham, duke fituar me shifrat 3-1 në transfertën e Bournemouth. Ishte argjentinasi, Sergio Aguero njeriu i ndeshjes me dopietën e tij personale, ndërsa një tjetër lojtar i “qytetarëve” e coi ne 3 numrin e golave, pikerisht Stërling. Ndërkaq, vendasit ngushtuan distancat në 3-1 me golin e Wilson.

Pas këtij takimi, City ngjitet në kuotën e 7 pikëve në vendin e dytë, 2 pikë më pak se Liverpuli kryesues. Ndërkohë Bournemouth mban vendin e 10-të me 4 pikë.


Etiketa: ,

Pas