Sport

City i jep një “shuplakë” Newcastle-it dhe rishkruan historinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:38 - 08/07/20 |
mapo.al

Manchester City ka mundur 5-0 Newcastle në javën e 34-të të Premier League dhe është kthyer te fitorja pas humbjes befasuese 1-0 të pësuar kundër Southamtpon tri ditë më parë.


Gabriel Jesus (10′), Mahrez (21′), Fernandez (58′, aut.), Silva (65′) dhe Sterling (91′) kanë qenë autorët e golave të Qytetarëve, që janë bërë skuadra e parë në Premier League me pesë lojtarë të ndryshëm që kanë shënuar të paktën 10 gola në një sezon të vetëm që nga Everton në sezonin 1984-85.


David Silva (34) është bërë lojtari i parë 34 vjeç ose më i madh që shënon dhe jep një asist në një ndeshje të Premier League që nga Zlatan Ibrahimovic (35), që e ka bërë një gjë të tillë për Manchester United kundër Sunderland në prillin e 2017-ës.


Kevin de Bruyne ka realizuar asistin e tij numër 18 në ndeshjen e sotme, më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionatin anglez, duke barazuar rekordin e vendosur nga vetë ai në sezonin 2016-17 në këtë kompeticion.


Mbrmjen e sotme janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera të javës së 34-të të Premier League, me Burnley-n që ka fituar 1-0 në fushën e West Ham-it dhe Sheffield që ka mundur me të njëjtin rezultata Wolves.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas