Ekonomi

Civici: Në ka ndonjë mallkim për ekonominë, janë paratë e drogës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:21 - 18/10/18 |
mapo.al

Ekonomisti Adrian Civici i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se paratë e ardhura nga trafiku i drogës janë mallkim për ekonominë e vendit.





Jo 2 miliard por edhe 12 miliard të jenë prapë zgjidhje e përkohshme është. Marrim rastin e të ardhurave nga droga. Shqipëria ka pafund euro nga droga. Është e keqja më e madhe që mund të ketë ekonomia. 


Me qindra milion euro në vit janë. Fakti që përditë ke tre-katër lajme për arrestime. Në ka ndonjë mallkim të madh janë paratë e ardhura nga droga, sepse deformon të gjithë ekonominë dhe prodhimin në vend. Shqipëria është një vend që nuk prodhon. 




Themi se jemi një vend bujqësor dhe importojmë mbi 1 miliard produkte bujqësore. Mbi 50% të buxhetin familjar shkon për ushqim. Në ka një gjë urgjente që ne duhet të bëjmë, duhet të financojmë prodhimin vendas që shqiptarët të punojnë. Nëse një vend e ka ekonominë e vet tek konsumi, tek remitancat dhe importi, është shumë e rrezikuar”, deklaroi Civici.


1



Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas