Çfarë ka bërë kryekomunari i Otllakës?
Sipas Partisë Demokratike, kryetari socialist është debitor me 350 mijë lekë energji.
Por jo vetëm kaq.
Deputetja Jorida Tabaku tha: “Shihni sa e ka faturën mujore kryetari i komunës së Edi Ramës, oligarku i tij lokal. 1400 lekë të vjetra në muaj. Një mijë e 100 lekë të vjetra të muaj. Ja pra cdo të thotë të jesh i lidhur me pushtetin. Të jesh pjesë e Shqipërisë së oligarkëve”.
Pas kësaj deklarate reagoi edhe OSHEE.
“Rasti i publikuar sot nga opozita lidhur me kryekomunarin e Otllakut është krejt ndryshe nga çfarë opozita akuzon. Keqardhje që opozita jo vetëm nuk ndjen asnjë përgjegjësi për braktisjen shkatërruese që i bëri kompanisë dhe për borxhin e rëndë që i la në kurriz, por në të kundërt, vetëm sulmon a thua se dëshiron jo suksesin po falimentimin e kësaj ndërmarrjeje strategjike për Shqipërinë,” thuhet në njoftimin e tyre.
Se si është krejt ndryshe ky rast, ata nuk e thonë.
Ndërkohë PD ka publikuar faturën mujore të tij.